Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk e përjashton që një ditë të rikthehet si kryetar i Partisë Demokratike.

Në Syri Tv, Berisha ka deklaruar ‘’kurrë mos thuaj kurrë’’ kur është pyetur për këtë mundësi.

Më tej ai ka shtuar se nuk përjashton asnjë të drejtë të tij kushtetuese. Kjo deklaratë vjen pak ditë para zgjedhjeve për kryetar në PD, ku kandidojnë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi apo Fatbardh Kadilli.

Berisha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD në vitin 2013 pas humbjes në zgjedhjet parlamentare. Disa javë më parë ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA për përfshirje në korrupsion, teksa ka vendosur që ‘betejën’ e tij ta çoj në Francë me një padi për shpifje në Gjykatë për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

 

Pyetje: Keni thënë që Sali Berisha kurrë nuk do të kthehet në funksionet e PD?

Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë, Never say never

Pyetje: Këtë shprehjeje e keni përdorur me Ramiz Alinë?

Berisha: E kam përdorur atëherë dhe sot e përdor prapë. Unë po ecja në një drejtim, kam ndërruar dhe i kam hequr pengesat e mia

Pyetje: Nuk përjashtoni edhe drejtimin e drejtimin e PD në të ardhmen?

Berisha: Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më. Kategorikisht

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb