DURRES- Ish-kryeministri Sali Berisha duket e ka këmbyer bregdetin e jugut këtë vit me detin Adriatik. Nga bregu i detit duket se ai këtë vit nuk është larguar shumë nga Tirana. Duket se rëra i përket bregdetit të Durrësit. I veshur me një bluzë, në ngjyrën e tij të preferuar, blu, Berisha ka shkrepur një foto, duke shëtitur buzë detit, në muzg.

Këtë herë ish-kryeministri e ka harruar rekordin me notin, të cilin zakonisht e ka bërë në Dhërmi. Herën e fundit, Berisha arriti deri në 151 minuta në det, me not.

Ndërsa këtë vit, ndoshta edhe për të ruajtur veten, duket se këtë sfidë nuk e ka marrë përsipër ta bëjë.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: