Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka sfiduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe ditën e sotme, teksa po zhvillon referendumin për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Siç raporton gazetarja Klodiana Lala për News24 dhe BalkanWeb, ish-kryeministri Berisha ka vendosur të hapë qendër votimi në derën e ambasadës amerikane në Tiranë.

Në një raportim nga kjo qendër votimi, gazetarja Lala tha se pikërisht në këtë qendër do të votojë edhe vetë Sali Berisha. Ky i fundit ka nisur përballjen me SHBA, që kur DASH e shpalli atë “non grata” për korrupsion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb