Kreu i PD, Lulzim Basha ka refuzuar ti përgjigjet pyetjes nëse Sali Berisha pasi është shpallur non-grata nga SHBA nuk duhet të futet në parlament si rasti i Tom Doshit.

Basha thotë se sot nuk komenton asnjë çështje jashtë raportit të OSBE, teksa theksoi se në të ardhmen do të ketë kohë të përgjigjet për të gjitha.

Ai premtoi se PD do të vijojë luftën për dekriminalizimin pasi sipas tij kriminalizimi i politikës është vepër e mirëmenduar kryekëput nga Rama.

‘’Ne jemi krenarë për ligjin për dekriminalizimin. Nuk harrojmë, se edhe pse nuk kishim numrat, detyruma mazhorancën të pranonte plagën e rëndë, futjen e personave me rekorde të tmerrshme kriminale si deputetë, kryebashkiakë e drejtues të lartë të PS.

Kriminalizimi i politikës është kryekëput vepër e mirëmenduar e kreut të kësaj partie. Nuk është problem vetëm për PS, por dhe ekonominë. Papunësi, problem të rënda sociale dhe shkallën më të lartë të kapjes s ështetit.

Vënien e shtetit në funksion të një pakice absolute dhe kjo bie në kurriz të qytetarëve. Beteja jonë për dekriminalizimin do të vijojë.

Nuk komentoj asnjë çështje jashtë këtij rapoorti, do e lë për herë tjetër. Besoj me të drejtë, që çdo deflektim nga raporti, çdo shmangie nuk i shërben interesit publik. Kemi kohë për të tjerat. ‘’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb