I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ , deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u shpreh se interesi i publikut është i përbashkët me interesin e opozitës.

Ndërsa foli për përplasjen Berisha-Basha, ai theksoi se kreu i PD-së Lulzim Basha ka përgjegjësinë dhe legjitimitetin që i buron nga vota, duke shtuar se në asnjë moment nuk duhet të harrohen edhe marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për Salianjin, Partia Demokratike nuk ka përçarje, por po rigjenerohet.

“Nuk mund të themi që ka apo nuk ka zgjedhje. Basha nuk ka vulën, por ka përgjegjësinë dhe legjitimitetin që i buron nga vota.  Me të drejtë njerëzit kanë një shqetësim real dhe në po përpiqemi t’i adresojmë shqetësimet. Unë jam i paqartë se cila është kërkesa?  Cili është qëllimi? i vetmi qëllim është që të dëmtohet Basha, kjo më duket pa sens. Dy javë është bërë Basha i keq, pra këtu ka një sens logjik që nuk qëndron. Është e qartë që për PD-në, Sali Berisha ka lënë një trashëgimi të çmuar. Ne nuk duhet të harrojmë marrëdhëniet strategjike dhe të afërta me SHBA-të. Unë nuk harroj se njerëzit qanin për Enverin, o bo bo çfarë do të ndodhë…Por jo ka pasur lëvizje , por edhe rigjenerime. Ne mendojmë që interesi publik bashkohet me PD”, tha Salianji.

Gjatë bisedës në studio, Skënder Minxhozi theksoi se problemi i përplasjes Berisha-Basha është se tani po konsumohet në publik.

Më tej theksoi se vendimi për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha, sipas tij ishte një vendimmarrje e detyruar.

“Mirë se erdhe në klub. Por sot kritika ndaj jush është përse e hoqët kaq vonë. Siç nuk i shkon Berishës , kur thotë se ky njeri , (Basha) degjeneroi partinë, aq nuk u shkon edhe ju kur reagoni në këtë mënyrë për Berishën. Problemi është se përplasja këtë herë po konsumohet në publik”, u shpreh ai.

Salianji: Ne nuk kemi bërë asnjë sulm.

Minxhozi: Ai është vendim me revole tek koka.

Salianji: Vendimmarrja ka qenë për shkak të zgjedhjes me partneritet e SHBA-ve. Ne tani jemi në një situatë tjetër, ku gjuha është ashpërsuar. Është një kundër reagim që vjen si përgjigje edhe ndaj njerëzve që duan të çojë ujë tek PD. Duket që ka një lloj sponsorizimi politik. Përfituesi është Rama. Unë po them që ka një sponsorizim dhe ky është një diskutim ku në çdo ngjarje është qeveria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb