TIRANË
Deputeti i PD Ervin Salianji ka replikuar me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, por me sa duket nga ana e mazhorancës nuk ka pasur vëmendje.

Këtë gjë e ka vënë në dukje deputetja e PD-së Grida Duma, e cila i kërkuar drejtueses së seancës Ermonela Felaj të ketë një lloj seriozitetit dhe të mbahet etika sipërfaqësore.

Duma: Gjatë gjithë kësaj kohe që flisnin përfaqësuesit ka vetëm zhumë atje. A mund të ketë pak respekt, a mund të mbahet qetësi. A mund të ketë një lloj serioziteti. Minimalisht etika sipërfaqësore a mund të mbahet në këtë Kuvend.
Felaj: Sigurisht që respekti në sallë ndaj dikujt që flet është diçka e logjikshme, çdo njeri duhet të kujdeset vetë për respektin.
Gjekmarkaj: Pashë që ministrit i latë 1 min e 40 sec më tepër se afati, ndërsa përfaqësuesit të opozitës ia ndërpretë fjalën në momentin e parashikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb