Deputeti demokrat, Ervin Salianji, flet për “News24” dhe “BalkanWeb” nga brenda selisë së PD, duke thënë se situata është e paimagjinueshme, e bërë për interesat personale të Sali Berishës.

Duke u kollitur dhe me vështirësi, deputeti Salianji tha se ata që nxitën dhunë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për çdo cenim të plotë. Mëtej, Salianji tregoi se demokratët janë shpërndarë

“Ka njerëz që janë të plagosur me gurë dhe gra shtatzëna të lënduara. Ka njerëz të sëmurë. Është një situatë e paimagjinueshme e bërë për interesat personale të një njeriu. Ne po qëndrojmë në zyra të ndryshme. Nuk ka hapësira për të qëndruar të gjithë në një vend. Jemi në zyrat e PD, ishim në një ditë pune. Kjo nxitje dhune, ky qëndrim aty si gjeneral i një ushtrie të vdekur, për të marrë përpara përfaqësuesit më të lartë të PD, deputetët e zgjedhur, është e papranueshme dhe duhet të marrin përgjigjen e merituar dhe të plotë për çdo cenim që është bërë”, tha Salianji.

 

Më tej, deputeti u shpreh se “Janë thuajse të gjithë të palosur me lot, pa ajër, për shkak të gazit. Ndërhyrja duhej bërë më parë, është e vonuar kur shihen akte dhune. Është e papranueshme kjo situatë. Kam një thirrje për këto që po keqpërdoren në këtë protestë. Kujdes do përballen me forcën më të ashpër të ligjit, njerëz që kanë qenë në aktivitet kriminal janë në atë protestë. Vendosja e demokratëve përballë demokratëve për interesa të një personi duhet të marrë fund dhe duhet të marrë përgjigjen më të ashpër. Gjithsecili prej nesh do marrë në dorë fatin e vet. Nuk ka llum në këtë vend pavarësisht nga pushteti që iu kanë dhënë deputetët”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb