Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka hapur sezonin në median e diasporës amerikane, Nova Media, ku deklaroi se PD-ja është gati të largojë Rilindjen nga pushteti më 25 prill 2021.

Salianji tha se PD prej tre vitesh kërkon lista të hapura, ndërsa ajo që ka ofruar Rama është një “gjasme hapje”.

“Ne do të marrim pushtetin e qytetarëve, do ta clirojmë nga Rilindja. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet dhe lëvizjet për t’ju treguar shqiptarëve që do vijmë në pushtet për shkak të konsumit dhe rrënimit që i ka bërë PS në këto vite, por ne kemi edhe alternativë dhe ekip më të mirë. Ne jemi në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në një proces me tre faza. PD është hapur në 20% të listave të saj, drejt botës akademike dhe profesionistëve të rinj. Po përgatitet edhe programi ekonomik që kemi mbështetjen e CDU.

Ne kemi propozuar hapje 100% të listave, çdo parti të paraqesë 140 emra, ne mund të kishim edhe variante të tjera, pra gjithësecili të marrë vota për vete. Ky propozim ka hasur në rezistencën e Ramës dhe PS, ata kërkojnë që 1/3 e listave të jetë e mbyllur, pra e vendosur nga kryetarët. Kjo është gjasme për të hapur listat. Kjo është beteja që do të bëhet tani në Këshillin Politik që nis këtë javë”,- tha Salianji.

Ish-deputeti theksoi ndër të tjera se, Rama e vonoi procesin e votimit elektronik që të mos votojnë emigrantët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb