Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i është kundërpërgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla sa i takon buxhetit të akorduar për pandeminë e koronavirusit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Salianji theksoi se gjatë pandemisë, me lekët e buxhetit u paguan oligarkët dhe klientët e qeverisë me të cilët sipas tij, ndajnë lekët. Po ashtu demokrati shtoi se mashtrimet e Ramës dhe gënjeshtrat e Ballës për të fajësuar të tjerët nuk e mbulojnë dot këtë. Mes të tjerash Salianji shton se ndihma e emergjencës për njerezit gjatë pandemisë vlen sa 2 km rrugë që qeveria paguan miqve të vet.

REAGIMI I SALIANJIT
Edhe gjatë pandemisë, Rama me lekët e buxhetit pagoi oligarkët dhe klientët e vet me të cilët ndan lekët që ju vjedh njerëzve. Mashtrimet e Ramës dhe gënjeshtrat e Ballës për të fajësuar të tjerët nuk e mbulojnë dot këtë. Gjithë ndihma e emergjencës për njerezit gjatë pandemisë vlen sa 2 km rrugë që Rama ju paguan miqve të vet. Ai vetem merr dhe zhvat tani, ndaj duhet shporrur!

AKUZAT E BALLES
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla sot nga foltorja e Kuvendit tha se qeveria gjatë kësaj kohe pandemie ka marrë masat e duhura duke falenderuar publikisht qytetarët.

Balla pohoi se nuk është herezi që dhe opozita të falenderonte qeverinë për masat e marra në kohë. Më tej ai tha e kjo nuk vlen për Lulzim Bashën, pasi ai nuk merr vesh nga jeta e shqiptarëve. Po ashtu Balla akuzoi Bashën si klientin më të madh të oligarkëve në vend pasi ka kontrata të mëdha financiare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb