TIRANE- Deputeti i PD, Ervin Salianji ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas padisë se ketij të fundit për shpifje në lidhje me akuzat se deputeti socialist ka udhëtuar 57 herë jashtë vendit me Edmond Begon për të cilin opozita thotë se është trafikant droge dhe i dënuar në Itali me 21 vite burg.

“Duke u përgatitur për në gjykatë ? A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop? ?”-ka shkruar Salianji në Facebook duke publikuar edhe udhëtimet dhe destinacionet  që ka kryer sipas tij Balla me Begon.

Kujtojme se pas dorëzimit të padisë në gjykatë dje, Taulant Balla tha se çdo shpifje nga ‘aktorët e SHQUP-it’ do të përfundojnë në gjykatë, ndërsa dëmshpërblimet nga gjyqi do shkojnë për Fondin e Edukimit, nismë kjo e shpalosur nga grupi i PS. Balla kërkon 1 milion lekë të reja nga deputeti i PD-së, pasi sipas tij i ka shkaktuar dëm moral.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb