SHKODER

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një takim me studentët në Shkodër, u ka bërë thirrje atyre që të përfshihen në politikë.

Sipas tij, drama më e madhe e këtij vendi është largimi i më të mirëve. Ai akzuoi para studentëve edhe kreun e qeverisë Edi Rama për lidhje me krimin.

“Cdo drejtues politik Qarku i caktuar nga Edi Rama, ka lidhur fatin e vet politik me marrëdhënien që ka krijuar me eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar në vend.

• Në Shkodër Ditmir Bushati i lidhur me bandën e Bajrave.
• Në Durrës Vangjush Dako i lidhur me bandën e Abdylajve• Në Elbasan Taulant Balla i lidhur me bandën e Çelajve dhe Sanxhaktëve
• Në Tiranë Saimir Tahiri i lidhur me bandën e Shullazit
• Në Vlorë Edi Rama e Damian Gjiknuri të lidhur ngushtë me bandën e Habilajve dhe Xhafajt. Prandaj në Shqipëri nuk arrestohet as banda e Habiljave, që opozita kishte 4 vjet që e denonconte dhe as banda e Xhafajve.

Kjo është pasqyra në çdo Qark, lidhje mes zyrtarëve dhe krimit të organizuar.

Cfarë përfiton Edi Rama nga marrëveshja me krimin?
• Vota;
• Presion kriminal mbi votuesit;
• Pabarëzi mes kandidatëve (ka zona ku kriminelët nuk lejojnë as kandidatët të futen);
• Prezencë të kriminelëve në QV (ku selektojnë kush futet dhe kush nuk futet për të votuar);
• Para të pista që i përdor në zgjedhje.

Po krimi çfarë përfiton nga anagazhimi në zgjedhje?
• Vijimin e aktivitetit kriminal të pashqetësuar nga krimi;
• Fuqizimin e mëtejshëm ekonomik, si pasojë e marrjes së punëve e shërbimeve publike, duke shpikur koncesione e ppp që shkojnë kryesisht për efekt të pastrimit të parave të pista;
• Favore në zyrat e shtetit, leje e licenca publike, regjistrime pronash të paluajtshme, para nga korrupsioni i zyrtarëve që punësohen me kërkesë të kriminelëve;
• Paratë e fituara i përdorur për të sofistikuar veprimtarinë kriminale.

Çfarë humb Shqipëria?
– Humb politikën
– humb konkurrencën e më të mirëve
-humb debatet programore
– humb interesin e politikes per te ofruar alternativa zgjidhjesh
– humbet kontaktin e te zgjedhurve me votuesit

Kjo prodhon Trauma sociale dhe shkretim. Drama me e madhe eshte humbja e me te mireve!
Sa prej jush duan te largohen?

Sistemi kerkon njerez qe i nenshtron, qe i mund, qe i perdor, do tentojne t’iu mundin, do iu godasin, do tentojne t’iu poshterojne, t’iu godasin tek gjerat qe doni me shume por mos u dorezoni, mos e beni ate gabim, duhet te dilni fitues. Ju dhe sidomos ju qe jeni te rinj luftoni, per veten. per familjen, per Shkodren, per Shqiperine.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb