POGRADEC- Kreu i Departamentit për të Drejtat e Njeriut në PD, Ervin Slianji ka publikuar në “Facebook” fotot nga protesta e zhvilluar në Pogradec, ku në to ka vendosur një postim duke hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë. “Pogradec, qytetarët në protestë për të mbrojtur pronën private. Nuk ka dhunë dhe presion qeveritar që i merr pronën dhe jetën qytetareve, praktikisht, në prag të festave të fundvitit . Pa procedurë, pa njoftim, pa shkresë, pa shpronësim, pa VKM duan të zaptojnë dhe vjedhin pronën…vetëm njoftim me shkrim dore lë kreu vendor i INUK. Skandalet nuk mbarojnë por qytetarët do ta ndalin të keqen”.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: