TIRANË

Deputeti i PD, Ervin Salianji është parë sot të hyjë në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’, se Salianji ka mbërritur në dyert e SPAK rreth orës 10:12 minuta, ku ka qëndruar për rreth 45 minuta.

Në përfundim, në një prononcim të shkurtër për mediat, Salianji nuk dha detaje mbi çështjen për të cilën shkoi sot në SPAK, duke theksuar se nuk mund të ndahet me publikun.

“Sa kam vajtur unë në dyert e gjykatave e prokurorive s’kanë ardhur gjithë politikanët e tranzicionit kam shkuar në SPAK për të dëshmuar për një cështje që i intereson SPAK, jo që ka lidhje me mua.”-u shpreh Salianji, duke theksuar se nuk është cështje mund të ndahet me publikun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: