KORÇË

Kandidati i PD për deputet në Korçë Ervin Salianji ka folur pas përfundimit të numërimit të votave për këtë qark, duke iu shprehur mirënjohjen qytetarëve për mbështetjen.

Salianji tha se pavarësisht klimës së represionit me mbështetjen e qytetarëve, ka rikuperuar më shumë se 7 mijë vota në qytetin e Korçës.

“Pas përfundimit të procesit të numërimit padiskutim që nuk jam i gëzuar, por jam mirënjohës për votat dhe për mbështetjen masive të të rinjve, të qytetarëve të qarkut të Korçës, të çdo votuesi në Korçë të cilët në një klimë të madhe represioni, në një trysni të madhe nga gjithë shpërdoruesit e pushtetit që paguhen nga taksat e qytetarëve në Korçë duke përdorur dhe elementë të Policisë së Shtetit, të shitblerjes së votës dhe të çdo forme tjetër të intimidimit me mbështetjen e qytetarëve kemi rikuperuar më shumë se 7 mijë vota në qytetin e Korçës dhe për këtë falënderoj çdo votues një më një. Kemi arritur rezultat të jashtëzakonshëm, do të donim shumë pa diskutim. Kemi bërë përpjekje për të arritur rezultatin më të mirë. Jemi brenda pritshmërive dhe përtej pritshmërive që kemi vendosur si objektiv në zonat që kam mbuluar. Falënderoj çdo lagje dhe çdo zonë, ashtu sikurse çdo pjesë të strukturës dhe çdo qytetar që na ka mbështetur”, tha Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb