Kandidati për deputet i PD në Korçë, Ervin Salianji ka filluar fushatën elektorale nga një lagje bastion e demokratëve në qytetin juglindor.

Nga lagjia nr.8 Salianji kërkoi një fitore për PD kësaj radhe në nivelet e asaj të vitit 2005 kur demokratët morën pushtetin.

“Është privilegj i jashtëzakonshëm që ditën e parë të fushatës elektorale e nisim nga një bastion i demokratëve. Së bashku me kontributin dhe sakrificën e gjithësecilit prej jush, ta rikthejmë fitoren në nivelet e vitit 2005 në Korçë dhe t’i japim fitoren demokratëve”, tha Salianji.

Ai gjithashtu tha se projektet më të mëdha infrastrukturore për Korçën janë prej qeverisë së PD, kurse PS ka sjellë vetëm varfërim, papunësi dhe taksa të larta.

“Partia Socialiste ka sjellë në Korçë vetëm varfërim, papunësi dhe taksa të larta. Të vetmit që janë pasuar janë Niko Peleshi dhe shpura e tyre. Në 8 vite në qeverisje ulëm taksat, bëmë të mundur që shumë njerëz të punësoheshin. Projektet më të mëdha infrastrukturore qarku i Koçës i ka pasur gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Sot ka rritje të turizmit në Korçë sepse aksesohet lehtë  për shkak të rrugëve që ka bërë PD. Rrugën Tiranë-Elbasan e ka bërë PD, rrugën Elbasan-Librazhd gjithashtu. Rrugën nga Qafë Thana në Lin, nga Lini në Progradec, nga Pogradeci në Korçë janë të gjitha investime të PD. Po këta çfarë kanë bërë? Cila ëhtë arritja më e madhe? Në qeverisje do të bëjmë të mundur që të ketë më shumë para në xhepat e qytetarëve për të rritur konsumin”, tha Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb