Pas mbledhjes së Kryesisë, deputeti i PD Ervin Salianji në një deklaratë për mediat u shpreh se nuk pati propozime për emra konkretë.

Ai gjithashtu theksoi se tashmë synimi është të nisë bashkimi i demokratëve.

“Negociatat, e thashë edhe në mbledhje, nuk mund të ketë ultimatume, po kërkon Presidenti i Ukrainës takime e konsultime çdo ditë Putinit dhe jo më ne që kemi qenë bashkë e kemi bërë beteja me njëri-tjetrin. Të ulemi dhe të flasim, nuk pati propozime për emra konkretë. Ka ndodh ngjarja që demokratët i ka përçarë dhe ne na takon të ulim çdo përçarje që bashkimi të nisë nga këtu dhe të përfundojë me një garë reale. Momenti për të reflektuar për ata që do të bëjnë hapa pas. Na bashkojnë më shumë gjëra se sa na ndajnë. Të nisim njëherë me ato që na bashkojnë”, tha Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: