Ai bëri një kronikë nga një fushë me hashash në Tepelenë, duke i bërë jehonë lajmit “bombë”. Që ka hashash e di i madh dhe i vogël dhe policia thuajse çdo ditë
shkatërron plantacione të shumta. Megjithatë për të mos i hequr momentin e lavdisë, por publikojmë rrëfimin e Salianjit për Panoramën:

Si u mor vendimi për të hyrë në zonat e mbjella me kanabis dhe cili ishte rrugëtimi për të hyrë aty?
Është detyrimi ynë të ndjekim denoncimet që na sjellin qytetarët, sidomos kur ata na besojnë aq sa të vendosin veten në rrezik. Një mori fotosh të dërguara nga qytetarë të zonës së Tepelenës, foto të parcelave të kanabisit, madje dhe foto të vetë atyre që punonin në fushat e drogës për të marrë 10 ose 20 mijë lekë të vjetra në ditë, u bënë shkak për të evidentuar në terren atë që kemi denoncuar çdo ditë, Shqipërinë e hashashit dhe shfrytëzimit çnjerëzor të njerëzve e varfërisë së tyre. Tabloja është skllavëria e të varfërve nga bandat e krimit, që dukej qartazi që e kishin një biznes të mirorganizuar e të mirëruajtur nga instancat e shtetit. Kultivuesit zgjoheshin çdo mëngjes në orën 4 dhe shkonin në mal duke u ndarë në zonën e Salarisë, Gusmarit, Antenave të Gllavës, Kalivaçit etj. Një pjesë e madhe e të rinjve të zonës ishin “punësuar në qethjen e hashashit”, siç e quanin ata, ku për ditë të tëra në mal, nën trysninë, kërcënimin, madje dhe rrahjet e trafikantëve, të cilët shkonin me makina “G class”, makina që kushtojnë së paku 100.000 euro.

Ju thoni se ky lloj aktiviteti ishte i mirorganizuar falë edhe mbështetjes nga instancat e shtetit, si mundët të shmangnit rreziqet për të fotografuar zonat e mbjella me kanabis?
Pas një hetimi të kujdesshëm me njerëzit tanë të besuar, nga konformimi i zonave të mbjella deri te rreziqet që paraqet shkelja e këtyre plantacioneve, u mor vendimi për të bërë të qartë me pamje konkrete deri ku shkonte biznesi i përbashkët krimpolitikë. Mundësia për të hyrë te plantacionet është menduar këto tri ditët e fundit dhe u realizua duke shkuar atje me makina të zonës, pra pa rënë në sy.
Aktivistë të PD-së në zonë, identitetin e të cilëve për arsye të sigurisë së tyre e kemi mbajtur konÒdencial, ndihmuan në orët e para të mëngjesit për të treguar ku fillonin e sa shtriheshin këto plantacione hashashi. Gjithashtu kemi qenë të shoqëruar nga qytetarë që punojnë në këto zona me vaditjen, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e parcelave arritëm të depërtojmë te tri parcela që u shpërndanë në fotot dhe videon që keni parë. Tabloja ishte e qartë, grupet kriminale kishin në kontroll çdo gjë në jetët e banorëve të zonës, ata punë sonin, ata kërcënonin, ata përcaktonin kush do të kalonte, kush do të ushqente fëmijët e kush jo në atë zonë. Bandat që pasuroheshin me miliona çdo ditë nga shfrytëzimi skllavërues i disa të varfërve banorë.

Gjatë rrugës jemi këmbyer me makinat luksoze, të cilat mund t’i shohësh kudo në zona të thella dhe çfarë është më e rëndësishmja, diku shoqërohen me drejtorë të lartë të rëndësishëm të administratës lokale. Në kthesën e daljes nga rruga nacionale, teksa nisëm rrugën në ngjitje, nga pas na është vënë një makinë “G class” me xhama të errët. Në afrim të fshatit Gusmar iu bashkua edhe një makinë “Pajero”, po me xhama të errët dhe me targa të huaja. Ishte normale dhe e ndjemë se kishte nisur survejimi e ishim përballë një risku të madh. Pasi hymë në fshat, aktivisti vendas po insistonte që të shkonim te parcelat, ndërsa nga pas dy makinave që na ndiqnin iu është bashkuar edhe një motor “Kawasaki”. E gjitha ajo skenë ishte plotësisht e ngjashme me organizimet maÒoze të drogës në Kolumbi.

Kjo situatë dhe rreth 15 veta të mbledhur në qendër të fshatit, që u hakërrehen atyre që nuk njohin, bën që asnjë “mysafir” të mos vijojë, por të kthehet. Tensioni ishte i lartë kryesisht te banoret që e njihnin mirë rrezikshmërinë e personave që i posedojnë këto parcela. Ngjitur me parcelat kishte kasolle ose tenda 3-4 vendëshe, të cilat shërbenin për ruajtjen e “mallit”. Është dyfish domethënës dhe aspak rastësor fakti që këto plantacione që ne kemi paraqitur ndodhen në zonën e Tepelenës, atje ku ka origjinën ministri i Brendshëm dhe disa drejtues të lartë të Policisë, çka lidh edhe njohjet dhe aksesin që supozohet të kenë kultivuesit e drogës me ta. Sigurisht, sa i përket “kujdesit” të veçantë që kanë autoritet e Policisë për zonën, kjo është një situatë që flet vetë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: