TIRANË- Protesta e opozitës kaloi pa ndonjë incident sot dhe fatmirësisht nuk pati as konfrontim me policinë me gjithë numrin e madh të efektivëve të angazhuar për të ruajtur qetësinë.

Por Sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike Ervin Salianji thotë se pa kontrollin e PD-së, kryeministri Edi Rama nuk do të ishte i qetë në zyrën e tij.

Në një prononcim për “BalkanWeb”, Salianji tha se e gjithë revolta e qytetarëve është mbajtur në kontroll nga Partia Demokratike.

“Revolta e qytetarëve sot u mbajtur në kontroll nga organizatorët e Partisë Demokratike. Pa organizimin e PD-së, Edi Rama nuk do ishte kaq i qetë në zyrën e tij”, u shpreh Salianji.

Përsa i përket vijimit të protestës Salianji tha se ende nuk ka një vendim nëse do të ketë grevë urie por se demokratët do të qëndrojnë në çadrat përpara Kryeministrisë derisa Edi Rama të pranojë kushtet për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb