Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka konfirmur pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut duke theksuar se kjo protestë është forma e duhur e reagimit duke marrë parasysh problemet dhe gjendjen e mjerueshme të vendit.

Salianji deklaroi se i qëndron deklaratave të bëra pas 6 marsit, por që gjithmonë do të jetë në të njëjtën linjë me demokratët dhe votën e tyre të lirë.

“Secili të bëjë maksimumim, përgjegjësia bie mbi ata që e kanë organizuar, ajo që ka rëndësi është qe Shqipëria ka një mijë e një arsye për të protestuar. Kjo është arsyeja e kësaj forme reagimi, sepse vendi ndodhet në gjendje te mjerueshme ekonomike.
Demokratët nuk janë as kishë as xhami, unë s’kam ndryshuar asnjë qëndrimi që kam bërë pas 6 marsit, e ritheksoj unë kam bërë një betejë për demokratët, unë do të jem me ta, jam i privilegjuar që jam votuar në Korçë me numër masiv votash”, tha Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb