Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Korçës, Ervin Salianji deklaron se për herë të parë, një parti dhe një kryeministër i ka të gjithë kundër.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Salianji thekson se Voskopi dhe gjithë qarku i Korçës do t’i përgjigjet me votë përçmimit dhe fyerjes që Edi Rama, Niko Peleshi dhe njerëzit e tyre i kanë bërë qytetarëve në këto 8 vite.

“Në Voskop ndryshimi ka ardhur ?? Për herë të parë ndoshta në historinë politike shqiptare, një parti dhe një kryeministër i ka të gjithë kundër. Të mëdhenj dhe të vegjël, fermerë dhe pronarë, biznesmenë dhe sipërmarrës, pensionistët dhe të papunë, të punësuarit e administratës dhe socialistë të ndershëm janë të gjithë kundër një qeverie që nuk përfaqësoi kurrë interesat e qytetarëve të saj. Voskopi dhe gjithë qarku i Korçës do t’i përgjigjet me votë përçmimit dhe fyerjes që Edi Rama, Niko Peleshi dhe njerëzit e tyre i kanë bërë qytetarëve në këto 8 vite. #PartiaDemokratike #NR9 ✌️?”, shkruan Salianji.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb