Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në facebook, në lidhje me aksionin e RENEA-s në Lushnjë, ku mbeti i plagosur një i moshuar. “Këta të vrasin dhe në gjumë!” shkruan deputeti demokrat për të cilin policia sot është e tredhur nga krimi.

“Drejtuesit e policisë të tredhur nga krimi dhe të përdorur politikisht nga aleatet e krimit në qeveri, të pafuqishëm për të luftuar krimin dhe bandat bëjnë shoë me sirena dhe Renea nëpër fshatrat e Shqipërisë. Sot që policia e shtetit nuk zbulon autorët e krimeve por i fsheh ata gjen kohën për të goditur në gjumë një të moshuar 77 vjeçar në fshatin Rremas të Lushnjes. Po aq kriminale sa ngjarja është shtrembërimi i të vërtetes nga policia dhe përpjekja per ta shitur si operacion kundër krimit.”

Në vijim Salianji ka publikuar edhe fotot brenda banesës të cilat shkruan ai tregojnë qartë që i moshuari është goditur brenda shtëpisë, në krevat, nga distanca e largët çka e rrëzon pretendimin e policisë.

“Prandaj çlirimi i qeverisjes nga kthetrat e krimit nëpërmjet vetingut është mision historik. Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, jo kunder qytetareve dhe ne ndihme te krimit!” – përfundon postimin deputeti demokrat

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb