TIRANE- Gjatë seancës së sotme në Kuvend, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka publikuar disa dokumente ku tregojnë ekstradimin e shtetasit Nazer Seiti, i cilësuar si financieri i grupit kriminal ‘Habilaj’. Gjatë fjalës së tij Salianji ngre akuza se Nazer Seitaj është ‘degdisur dhe kanë bërë rrëmbim personi vetëm sepse kishte lidhje me Saimir Tahirin’. Më tej deputeti i PD tregoi dy dokumente në të cilat tregohet se për Nazer Seitaj ka pasur i formacion të plotë Ministria dhe ministrja e drejtësisë.

“Për vendimin e datës 27.10.2017 të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, Drejtoria e burgjeve i çon shkresë normale drejtorisë Jordan Misja për të vazhduar një procedurë që me te drejtë është procedurë ligjore dhe për këtë rast ka zbatuar ligjin Ministria e Drejtësisë sepse ka marre informacion se për këtë shtetas ka pasur një vendim tjetër për dënim, për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, u shpreh Salianji.

Deputeti i PD bëri publik një tjetër dokument ku tregohet vendimi tjetër i po të njëjtin institucion për të njëjtën procedurë duke shtuar se për të njëjtën procedurë institucionet funksionojnë me dy standarde. Sipas Salianjit në të parën zbatojnë ligjin në të dytën sapo riskohen për të dalë emrat e drejtuesve të institucioneve që janë përfshirë në trafikun e drogës ndjekin procedurë sekret dhe nuk njoftojnë askënd.

Mes të tjerash në fjalën e tij deputeti i PD nuk la pa përmendur edhe vëllain e kryeministrit për të cilin u shpreh se ‘si ka mundësi qe vëllai i kryeministrit rri gjithë kohen me persona me precedent penal të kërkuar për trafik drogë apo të përfshirë në afera kriminale. Çfarë e lidh me këta persona nga Shkodra ne Elbasan, nga Vlora ne Tirane?’.
(ed.me/BalanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: