PEQIN- Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur një banesë.

Burime zyrtare nga policia e Peqinit bënë me dije se Berhan Sharka u kap në flagrancë gjatë natës në Lagjen “Teqe”, pasi dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit S.P., 44 vjeç ku ka marrë një sasi lekësh dhe dy aparate celularë të markave të ndryshme.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Berhan Sharka, 19 vjeç banues në Peqin.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë natës në Lagjen “Teqe” Peqin dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit S.P., 44 vjeç ku ka marrë një sasi lekësh dhe dy aparatë celularë të markave të ndryshme.
Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lekët dhe dy aparatet celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: