TIRANE- Pas deklaratës së ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, që deklaroi se nuk ka pasur dijeni për procedimin e Nazer Seitit, i cili u ekstradua në Itali pasi cilësohet si financieri i grupit ‘Habilaj’, vjen reagimi i deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.

Ky i fundit përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka publikuar një dokument që mban firmën e kancelarit të Gjykatës për Krime të Rënda, ku i është kthyer përgjigje Drejtorisë së Burgjeve në lidhje me kërkesën e tyre për informacion në lidhje me shtetasin Nezar Seiti.

Në këtë shkresë është përgjigja e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe shkruhet se ndaj Seitit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” dhe është në hetim. Deputeti i PD-së thekson se Gjonaj jo vetëm që ka pasur dijeni nga institucionet e vartësisë, por dhe ka kërkuar informacion nëpërmjet drejtorisë se burgjeve ne zbatim edhe te: Neni 149 i Kodit të Procedurës Penale.
dokumenti
MESAZHI I SALIANJIT
Mashtrimi live i ministres se drejtesise, qe nese do kishte drejtesi duhet sot te ishte nen arrest!!
Ministrja po thote “kush jam une qe te hetoj se skisha dijeni!!!
Nderkohe qe jo vetem ka pasur dijeni nga institucionet e vartesise por dhe ka kerkuar informacion nepermjet drejtorise se burgjeve ne zbatim edhe te:
Neni 149 i Kodit të Proçedurës Penale
“Mospranimi i kërkesës për ekstradim”
Pika Ç: Nuk mund të jepet ekstradimi kur ka filluar proçedimi ose është duke u gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit
Shkresa ku informohet ne date 08.01.2018 nga Gjykata e Krimeve te renda qe ndaj shtetasit ka mase arresti dhe eshte duke u gjykuar ne Shqiperi!
Nazer Seiti ishte ne qeli dhe me mase sigurie arrest me burg per llogari te krimeve te renda!
Ministrja e ka ditur qe ka ka qene ne gjykim ne Shqiperi dhe prandaj nuk eshte ekstraduar Nazeri, pavaresisht se ka pasur 2 masa 20 ditore per ekstradimin!
Sot familjaret me thane qe Nazer Seitaj qe eshte i martuar me vajzen e xhaxhait te Habilajve iu ka kerkuar prokuroreve bashkepunim per te treguar rolin e Tahirit, prandaj e degdisen me vrap dhe madje pa e regjistruar as ne sistemin Tims!
Mafia drejton shtetin!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb