Ish- deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar një video me premtimet e kryeministrit Rama 7 vite më parë, dhe një pjesë ku ai shkakton të qeshura në një mbledhje të PS.

Salianji shkruan se Rama premtoi 300 mijë vende pune, por largoi 500 mijë shqiptarë në azul, premtoi taksim të ndershëm, rend dhe siguri, barazi para ligjit, Shqipëri të ndershme, por favorizoi të vetët dhe lehtësoi oligarkët, u dha kontrollin kriminelëve e trafikantëve, ndëshkoi qytetarët dhe iu dha buxhet e pasuri atyre.

Salianji thotë se Ramën tashmë e qeshin dhe njerëzit që ka afër, por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat pikërisht ai.

 

STATUSI NGA ERVIN SALIANJI

Premtoi Rilindje, solli rrënim!

Premtoi 300.000 vënde pune, e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000 qytetarë për azil!

Premtoi taksim të ndershëm, vuri taksën më të pandershme, favorizoi tarafin e ngushtë dhe lehtësoi okigarkët.

Premtoi rend dhe siguri; krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!

Premtoi barazi para ligjit dhe ndëshkoi vetëm qytetarët e pamundur.

Premtoi Shqipëri të ndershme, ndërtoi Shqipërinë e oligarkëve, banditëve, kriminelëve. Ju dha pasuri natyrore bregdet, buxhet dhe gjithçka një grushti njerëzish.

Ramën e qeshin edhe të vetët por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky!?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb