Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me takimetkryeministrit Edi Rama, me studentë e pedagogë.

“Studentët në rrugë, Populli në mjerim, Rama krihet para Fresshistave nëpêr salla të ngrohta! Zgjidhja e kërkesave, mjerimit, varfërisë dhe eksodit rinor nuk zgjidhet me llapaqenëri!” – shkruan Salianji në profilin e tij në facebook, ndërsa ka shpërndarë edhe një bisedë të kryetares së FRESSH në Vlorë, e cila njofton për një takim të kryeministrit Rama me studentë të Vlorës.

Një ditë më parë kreu i qeverisë zhvilloi një takim me studentë të Gjeologji Minierave ndërsa ditën e sotme takimi u zhvendos në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb