Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji shkruan se Rama nuk po bën bën rrug, po e ka bërë rrugë që të prodhojë para prej rrugëve!

“Korridori Blu mund të financohej nga projektet rajonale të BE por Ramës nuk i intereson rruga dhe as kosto që ngarkon qytetarët, i intereson të prodhojë para nga rrugët me një çmenduri tjeter, 115 km për 1.2 Miliard Euro!!!” shkruan Salianji.

Postimi i plotë:

Rama nuk po bën rrugë po e ka bërë rrugë që të prodhojë para prej rrugëve!

Në dy mandate Rama ende nuk ka përfunduar rrugët e lëna gati nga qeveria e PD, Tiranë-Elbasan ende e papërfunduar, Qukës-Qafë Plloçë, Lin-Pogradec pas 7 vitesh, by pass i Fierit pas 7 vitesh ende i papërfunduar, po njësoj i Vlorës, e lënë rrugëve dhe Kardhiq-Delvinë, asnjë ndërhyrje në aksin Tiranë-Shkodër, as mirëmbajtje si bëri dot “Rrugës së Kombit” duke e dhënë me PPP…. nuk ka një rrugë të vetme kombëtare apo rurale që ta ketë perfunduar!

Korridori Blu mund të financohej nga projektet rajonale të BE por Ramës nuk i intereson rruga dhe as kosto që ngarkon qytetarët, i intereson të prodhojë para nga rrugët me një çmenduri tjeter, 115 km për 1.2 Miliard Euro!!!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb