Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e cilësoi arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore si fitore të kryedemokratit Lulzim Basha dhe opozitës në tërësi.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ish-deputeti Salianji ka theksuar se në tryezën për Reformën Zgjedhore është arritur identifikimi biometrik i votuesve gjatë zgjedhjeve.

“Së pari, është arritur ajo që nuk ka qenë për shumë vite në Shqipëri. Ne kemi arritur të shmangim mbledhjen e kartave, do bëhet identifikim biometrik 100%. Qeveria do të ketë një komision, trupa të ndryshme të balancuara. Do të identifikohesh përmes gishtit kur të shkosh tek kutia e votimit, që mos të votosh dy herë e të mos votoj unë për ty. Arritja e sotme pavarësisht çfarë ka bërë Rama, ai ka dashur që mllefin popullor ta fitojë me teknalitete, sot i ra tërësisht. Është fitore kjo e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike e opozitës në tërësi”, ka thënë Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb