Deputeti Ervin Salianji ka reaguar pak orë pas dekretit të presidentit Meta për ministrin e brendshëm. Përmes një postimi në facebook, Salianji akuzon kryeministrin Rama se ka shkelur kushtetutën me ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj.

“Në Republikën e Pacipësisë, ku Rama imponon, shkelësi i faktuar, i ligjit më të lartë, Kushtetutës së Republikës, ndërsa provohet si i tillë emerohet Ministër i Brendshem. Ky shkelës kushtetute do paguhet për të qënë mbrojtësi i parë i Kushtetutës dhe ligjit.” Shkruan Salianji

“Por Morali i fabulës: në Republikën e Pacipësisë derrat janë më të barabartë se qytetarët; nëse i shërben rilindjes me shkelje ligji, je personi më adapt për të qënë “rojtari i ligjit”.” -vijon ai

Postimi i Plote :

Republika versus Republika e pacipësisë.

Nëse shkel kushtetutën dhe ligjin republika të izolon në burg, dhe kështu duhet, nuk pyet nëse je i pamundur, nëse e ke shkelur ligjin nga një shkarje e vogël ndërsa ke pire ndonje gotē alklon në timon dhe kështu duhet te jetë.
Madje edhe nëse ke suvatuar shtëpine pa lejen e rilindjes, nëse nuk do të ngrish dhe ndez ngrohësin e nuk e paguan dot energjinë; nëse proteston sepse s’ke mundësi jetese apo cfarëdo shkelje ligji, që qytetarët bëjnë, përfundojnē nën arrest e në burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb