Deputeti demokrat, Ervin Salianji, tha se është kundër bojkotit të seancës plenare.

Jashtë dyerve të Kuvendit, ai deklaroi se nuk do të marrë pjesë në votimin për Presidentin e ri të Republikës, ku kandidat është Bajram Begaj.

“PD është djegur dhe po mban kosto të rënda nga bojkotet e të kaluarës. Nuk mundet PD të bojkotojë parlamentin dhe të ulet këmbëkryq me përfaqësuesit e zgjedhur nga Edi Rama. Është për të ardhur keq që ka përfaqësues të PD, që nga naiviteti apo padija politike, ulen. Nuk fituam asgjë nga ky proces.

Edi Rama si autokrat nuk do të lëshonte asgjë dhe nuk lëshon asgjë. E nxori presidentin nga zarfet e tij. Unë jam sot këtu për të respektuar institucionin, por e them se duke qenë se është proces i anshëm, nuk do të marr pjesë në votim. Asnjë bojkot nuk do të ketë, nuk do të ketë pjesëmarrje në votim. Unë nuk do të marr pjesë në votim, por nuk jam për bojkot, jam kundër bojkotit”, tha Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb