TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tërhoqi vëmendjen e të gjithëve një ditë më parë kur u paraqit në Kuvend me “Toyota Yaris” dhe çanta me euro, por arsyen pse zgjodhi këtë formë “proteste” ai e sqaron në një intervistë për “BalkanWeb”.

Në studio me gazetarin Erjon Skëndaj, deputeti tha se zgjodhi këtë formë për t’i dhënë një leksion mazhorancës, e cila nuk arriti të hapë negociatat këtë vit. Ai tha se përdori figurativisht çështjen më të nxehtë të momentit për të treguar arsyet pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat.

Por përveç kësaj ai tha se çantat me para i kishte lënë në korridoret e Kuvendit dhe kur doli ia kishin vjedhur, ndonëse kartmonedhat ishin false.
salianjii w
Këtu e them për herë të parë, që çantat i lashë në korridoret e Kuvendit për t’u kontrolluar e më pas t’i fusja në seancë t’i merrja kur të kisha fjalën, por me sa u duk, qeveria e Rilindjes, nëse shikon para i bëjnë sytë xixa dhe i kishin vjedhur dhe ato që ishin para fallco. Nuk i gjeta më. Kishin kartëmonedha fallco, po mesa duket po panë ngjyrë paraje, nuk i shmangen dot vesit për t’i vjedhur.

Në seancën parlamentare morët një “Toyota Yaris” dhe dy çanta me euro, pse?
Kishte debat për integrimin në Kuvendin e Shqipërisë ndërkohë që gjithçka që ndodh në këtë vend bën sikur harrohet. Një nga arsyet që u dha në këshillin e ministrave të vendeve të BE për të mos u marrë parasysh kërkesa, ishte për mungesën e luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsioni i lartë mos ndëshkueshmëria, dhe mospasja e një reforme të plotë në drejtësi, ishin arsyet që e penguan marrjen në shqyrtim të vendimit. Shkova në Kuvend me një Toyota Yaris për shkak të asaj që u kap në Durrës, për të treguar në mënyrë figurative që integrimin europian të Shqipërisë e kanë bllokuar Toyota-t me para apo kamionët me drogë që përdoren për një grusht të vogël njerëzish por që nuk sjellin zhvillim në Shqipëri. Këtu e them për herë të parë, që çantat i lashë në korridoret e Kuvendit për t’u kontrolluar e më pas t’i fusja në seancë t’i merrja kur të kisha fjalën, por me sa u duk, qeveria e Rilindjes, nëse shikon para i bëjnë sytë xixa dhe i kishin vjedhur dhe ato që ishin para fallco. Nuk i gjeta më. Kishin kartëmonedha fallco, po mesa duket po panë ngjyrë paraje, nuk i shmangen dot vesit për t’i vjedhur. Kjo ishte një pjesë e simbolikës së sotme, por pjesa tjetër shoqërohej ma fakte konkrete, ku raporti i OKB-së për drogërat e rendiste Shqipërinë të parën në botë për përdorimin e kokainës, madje dhe Kolumbia që është prodhuesi më i madh i kokainës në botë ishte 5 herë më pak përdourese se sa Shqipëria. Shifra dramatike për të ardhmen e Shqipërisë, se përdoruesit janë të moshës 15-30 vjeç. I thashë ministrit që mburret për luftën ndaj kanabisit, që Guardia di Finanza ka kapur më shumë ton drogë se asnjëherë, droga nuk është e vjetër por e kohëve të fundit. E thoshte gazeta franceze “Liberation”. Janë kapur 30 ton drogë. Sot po e përdorin prokurorinë për mbylljen e çdo skandali. Qeveria nuk do të përballet me situatën se është e lidhur drejtpërdrejte. U shty me 1 vit jo hapja e negociatave, por shqyrtimi i vendimit për të marrë në konsideratë hyrjen e Shqipërisë.
(m.a/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: