Kandidati i PD në Korçë, Ervin Salianji ka takuar në qytetin juglindor një grup të rinjsh. Salianji thotë se të rinjtë janë aseti i PD dhe fytyra e pushtetit nesër.

Ai thotë se ata do të bëjnë diferencën mes tyre dhe një plaku apo gjyshi trendi siç përpiqet të jetë Rama.

Po ashtu Salianji ka kujtuar edhe deklaratën e Ramës që ka të rinj në Korçë që marrin nga 1 mijë deri në 8 mijë euro. Për kandidatin kjo është një tallje me të rinjtë korçarë, që jo vetëm nuk marrin aq, por po ulin kokën nga papunësia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

FJALA E ERVIN SALIANJIT

Me shumë prej jush takohem për herë të parë, shihem për herë të parë. Me shumë të tjerë nuk ju njoh si grupim, por emër për emër, kemi ndarë beteja bashkë. Secili prej jush është aseti më i rëndësishëm i PD, jo vetëm sot, por për të bërë

Një plaku dhe gjyshi trendi si Rama, dhe të rinjve me diferencë të dukshme me të. Shqipëria është më dobët, më keq, për shkak se shumë të rinj si ju kanë vendosur për shkak të pamundësisë të largohen nga ky vend.

Lokomotiva e një vendi, janë të rinjtë. Shikoni pak cilësinë e të rinjve, shikoni pak kundërshtarët në çfarë derexheje janë. Janë borxh me prindërit tuaj, por të rinjve ja kanë borxhin më të madh.

Unë e kam nisur po njësoj, ne kemi përfaqësim dhe do japim përfaqësim. Ka vlerë eksperienca, por për mos e bërë si këta që e kanë mbushur si pleqtë e Krujës. Kanë njerëz vetëm për xhepin e Peleshit. Asnjë të ri.  Keni hapësira për të rinj këtu? Del dhe guxon e tallet Rama. Madje del e thotë 3 mijë euro, 5 mijë euro, 7 mijë euro. A merr ndonjëri 700 mijë lekë këtu? Jo dorën s’po ngrini, por po ulni kokën. Më e rëndësishme se të ikë Rama, është ardhja juaj. Ju do jeni figura e pushtetit. A do ma jepni fjalën që ta ndryshojmë edhe këtu si gjithë Shqipërinë? Ju falënderoj, dhe me fitroe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb