TIRANE- Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demoktratike, Ervin Salianji ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se është ‘jo vetëm mashtrues, por edhe njeri pa asnjë cilësi morale dhe karakteri’.

Veliaj, jo vetëm mashtrues por njeri pa asnjë cilësi morale dhe karakteri, arrogant, prepotent i mbetur në tentativë, mosmirënjohes dhe zhvatës. Vjedhës dhe zhvatës jo vetëm i parave nga biznesi, nga donacionet apo edhe nga ajri i parkut të liqenit.”, citohet në reagimin e Salianjit. Teksa i bëri thirrje Veliaj që të ulë taksat për biznesin, Salianji tha:

“Kudo ku ka lek i erresohen syte dhe i turbullohet mendimi. Sot i kapur gafil nga qindra tregtare qe i çon ne faliment me taksat e larta nuk merret me argumentin por akuzon si “drejtor te Berishes” ish shokun e vet të ngushte, një nga njerëzit që e ka ndihmuar të katapultohet nga hedhes i letres higjenike në kelyshin e Ramës dhe sot në sharësin e shokut të vet. Apo nuk i behet gjykim mbi baza morali këtyre thuaj. O kryebashkiak ul taksat, dëgjo qytetaret, je kryeshërbëtor i qytetit jo inatçor i xhelozive personale”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: