Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji ka ‘zbuluar’ listën me emrat e kandidatëve për Këshillat e Prokurorisë dhe Gjyqësorit, që kanë lidhje sipas tij me Partinë Socialiste. Me anë të një statusi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ Salianji pohon se e gjithë kjo bëhet nga maxhoranca për më shumë pushtet në duart e saj.

“Ky diskutim duhet të nisë nga koka, kush përfiton nga paratë e drogës dhe kanabizimit. Zbulimi i rrjeteve të përfitimit nga abuzimi me pushtetin mund të jetë i pafund në çdo sektor të qeverisjes por kanabisi është ilustrimi më perfekt që fajin nuk e ka ligji por vullneti politik dhe lidhja e krimit me politikën. Rëndësia e kësaj reforme prek gjithë jetën politike, ekonomike dhe vendos ekuilibrat socialë në këtë vend për së paku 20 vitet e ardhshme.”, shkruan Salianji.

STATUSI
Miti kryesor i ndërtuar është që opozita po pengon vetingun! Ngritja e miteve dhe legjendave urbane më shumë se kudo gjendet në luftën për pushtet dhe bërjen politikë. Duke ngritur mite ecet më i sigurt, ato “ngjisin” shumë më tepër se sa debatet e zgjatura për të zbuluar të vërtetën. Kështu ndërtohen disa fabula nëpër media dhe shoqëruar me batuta ato zenë vend më mirë se çdo debat politik. Dhe kjo po ndodh me atë që po i vishet reformës në drejtësi. Kjo sepse reforma në drejtësi nuk pritet të përmirësojë vetëm drejtësinë e proceseve gjyqësore të qytetarëve, nga ajo pritet të vijëpastrimi i madh, ai i pushtetit politik të lidhur me afera ekonomike të mëdha dhe më thellë akoma të lidhura me krimin e organizuar. Sot diskutimi për drogën kanabisin nuk është diskutim vetëm moral dhe kriminal por mbi të gjitha është diskutim ekonomik. Ky diskutim duhet të nisë nga koka, kush përfiton nga paratë e drogës dhe kanabizimit. Zbulimi i rrjeteve të përfitimit nga abuzimi me pushtetin mund të jetë i pafund në çdo sektor të qeverisjes por kanabisi është ilustrimi më perfekt që fajin nuk e ka ligji por vullneti politik dhe lidhja e krimit me politikën. Rëndësia e kësaj reforme prek gjithë jetën politike, ekonomike dhe vendos ekuilibrat socialë në këtë vend për së paku 20 vitet e ardhshme. Kjo reformë dhe bazat e saj u formësua dhe lindi si një përpjekje e fortë e opozitës dhe u votua në 21 Korrik unanimisht me mbeshtetje të fortë ndërkombëtare. Së pari sepse të pambrojturit ose njerëzit pa pushtet siç eshtë edhe opozita janë të parët që u duhet një drejtësi sa më e fortë, drejtësi të pavarur dhe të paanshme e cila bën të mundur ndalimin e zyrtarëve që abuzojnë, sidomos ministrat me megaskandale në korrupsion, me përhapjen e drogës, me abuzimet në tendera etj. Për vetingun e këtij proçesi duhej të mblidhej ajka e shoqërisë dhe jurisprudencës dhe duhet të kishte, së paku 5 fish kandidatë më shumë se numri i vendeve për të bërë të mundur cilësi dhe barazi mes profesionistëve. Por çfarë ndodhi! Duhet qartësuar një herë e mirë e madje duke e theksuar fort që opozita në këtë fazë nuk ka asnjë tager, ka vetëm propogandë mediatike të qeverisë në kurriz të cilësisë te procesit duke fshehur të vërteten që secili mund ta gjykojë vetë nga një kërkim i thjeshtë emëror. Procesi për përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve të vetingut ka ngelur në institucione për shkak të tentativave për ta kapur ose për shkak të paaftësisë dhe kurrsesi për shkak të opozitës. Në përfundim të procesit për komisionet e vetingut u përzgjodhën dhe u percollën në parlament 22 kandidatë për 27 vende, 5 aplikantë më pak se postet që kanë komisionet e vetingut. Thënë edhe më thjesht që nëse do pranoheshin të gjithë do mbeteshin edhe 5 vende të lira bosh çka e dështoi ngritjen e komisioneve. Kjo nuk mbaron me kaq, me një kërkim te thjeshtë rezulton që së paku 16 kandidatë për komisionet e vetingut ( komisionet që do të kontrollojnë “pastërtinë” dhe lidhjet e dyshimta ne sistemin gjyqesor) janë të lidhur me Partinë Socialiste.

1-Albana Shtylla – ish anëtare e KQZ e emëruar nga PS.
2- Alma Vokopola (Faskaj) – Këshilltare e Komisionit të Ligjeve pas 2013, e punësuar dhe nën influencën direkte të Fatmir Xhafajt.
3-Donald Xhelili, eshtë emëruar Kancelar i Gjykatës së Tiranës pas vitit 2013 nga kjo qeveri
4-Eljona Lloja, rezulton e emëruar në Bashki në pozicionin e përgjegjëses së sektorit pas 2015.
5-Elvis Zaimi, punon pranë Bankës së Shqipërisë në pozicionin e Drejtorit të Sektorit Bankar e Juridik. Rezulton të ketë bërë disa shkrime e artikuj kritik nëpër gazeta të ndryshme mbi 21 Janarin, Reformën në Drejtesi e ndikimin politik në mbështetje të PS.
6-Florjan Ballhysa, Ish këshilltar i Fatmir Xhafajt kur ka qenë Ministër i Drejtësisë. Në 2013 u emërua nga Xhafaj Këshilltar i Komisionit të Ligjeve.
7-Ina Rama, si kryeprokurore nuk ka bërë asnjë proçedim penal për gjyqtar apo prokuror te korruptuar
8-Klara Mullaj, ka qenë punonjës e INUK gjatë kohës së drejtimit të institucionit nga Zyhdi Dajti. Ka qenë në proçedim penal për shpërdorim detyre.
9-Lindita Xhillari, është Ndihmës Komisionere tek Avokati i Popullit dhe ish¬Drejtoreshë Juridike në Presidencë perpara vitit 2012.
10-Nertila Sadedini, aktualisht është Drejtoreshe në Ministrinë e Mjedisit.
11-Olsi Komici, është emëruar nga Edi Rama në Korrik 2014, si ekspert i jashtëm në grupin e punës të Task-Forcë, për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, përmes kalimit në pronësi private dhe në përdorim të tretëve të pasurive, tokë truall, tokë bujqësore, pyje, livadhe, kullota, territor shtetëror, objekte si dhe të llojeve të tjera të pronave të paluajtshme të shtetit. Sipas medias ka qenë nën proçedim penal për falsifikim dokumetash dhe korrupsion.
12-Rezarta Abdiu, ish¬drejtoreshë e Antikorrupsionit, Këshilli i Ministrave 2001¬2005 ;
13-Rozeta Ivanova, kandidate e PS për kryetare të K.Q.Z kur u zgjodh si kryetar i saj Denar Biba,
14-Shpresa Beçaj, ish Kryetare e Gjykatës së Lartë
15-Sokol Çomo, ish Zëvendësministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes së PS. i zgjedhur nga PS dy herë anëtar i KLD.Ende në detyrë si anëtar i KLD
16-Valbona Sanxhaktari : juriste në kryeministri Nuk marr persiper te analizoj profesionalizmin apo aftësitë e tyre teknike por afërsia e tyre me Partinë Socialiste dhe propozimi apo emërimi në pozicione kyçe deri sot tregon qartë sa seriozisht e ka reformën Rama!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: