Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka deklaruar se dënimi i Salih Mustafës me 26 vite burg, është një vendim tronditës dhe me akuza të pabaza.

Ai më tej thekson se asnjë gjykatë speciale bë Hagë dhe asnjë nismë tjetër e ardhur nga Beogradi nuk mund të barazojë viktimën ne xhelatin

Statusi:

Dënimi i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa  “Komandant Cali”, me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë, është një vendim tronditës e i pajustifikueshëm jo vetëm për akuzat e pabaza, por edhe për faktin që dënime kaq të rënda nuk janë dhënë as për gjeneralët kriminelë të Millosheviçit. Lufta çlirimtare e Kosovës ka qenë një luftë e drejtë kundër një pushtuesi, që po kryente spastrim etnik e krime të tjera të rënda kundër njerëzimit. Kjo është arsyeja përse e gjithë bota demokratike u solidarizua me popullin e Kosovës dhe u bashkua në luftën për liri, në kuadër të sulmeve të NATO-s.  Çfarëdo përpjekje për të ndryshuar apo manipuluar historinë ka për të dështuar, prandaj edhe “Komandant Cali” është i pafajshëm, sikurse janë edhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së nën akuzë. E vërteta është një dhe e pandryshueshme: Kosova ka qenë viktimë e një gjenocidi të kryer nga shteti serb. Ndaj as gjykata speciale në Hagë dhe asnjë nismë tjetër e ardhur nga Beogradi apo aleatët e tij, nuk do të mund të barazojnë viktimën me xhelatin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: