Shqipëria përballet pas pak minutash me Estoninë në Air Albania, në kuadër të një sfide miqësore. Para këtij 90 minutëshi ka folur zëvendës trajneri i kuqezinjve, Hamdi Salihi. Salihi shpjegon zgjedhjet e trajnerit Reja, por prek edhe tema të tjera.

Ndeshja me Estoninë: “Është një ndeshje nga e cila kemi mundësi për të parë disa lojtarë të rinj që i kemi pasur gjithmonë në listë, por nuk i kemi provuar në ndeshje zyrtare, apo lojtarë që i kemi pasur në stol.”

Hoxhallari në formacion: “Kishim edhe Lenjanin, që ka kaluar gjendje gripale ishte planifikuar për formacion, edhe Hoxhallari ka qenë pjesë e jona, por s’ka pasur mundësi apo minuta të mjaftueshme që ta aktivizonim dhe sot iu dha mundësia.”

A ishte kjo organika e planifikuar që në fillim për ndeshjen me Estoninë apo këta lojtarë mbetën? “Kjo ishte organika që do kishim në ndeshje me Estoninë, përveç Lenjanit dhe Roshit, i cili u dëmtua dhe duhej të largohej.”

Vrioni dhe Seferi a meritojnë më shumë minuta?  “Të dy janë lojtarë që kanë bërë sezon të mirë, ndaj edhe kam marrë ftesë për të qenë pjesë e grupit. Seferi luajti në Islandë nga fillimi, Vrioni hyri nga stoli sot do luajë nga fillimi, minutazhi është shpërndarë në mënyrën e duhur” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb