Avokati Spartak Ngjela si rrallëherë nuk ka folur për zhvillimet në politikë.

Në një intervistë për ‘FitStation’ në News24, avokati ka ardhur në një rrëfim ndryshe, ku ka zbuluar se cilat janë çështjet më të vështira që i ka përfaqësuar si avokat.

“Kanë qenë 3-4 çështje, i pari ka qenë gjyqi i Azem Hajdarit, donin ta fusnin në burg partia e tij. Kam marrë pafajësinë e Nikoll Lesit e Aleksandër Frangaj, i arrestoi Saliu, ishte president në atë kohë.

Gjykatat ishin të tyre, të PD-së ,ndërkohë unë u merrja pafajësinë. Pavarësisht ata nuk ndërhynë në këtë çështje, as Saliu dhe asnjë nga partia. Aleksandër Frangaj akuzohej për shpifje”, u shpreh avokati, Spartak Ngjela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: