TIRANE– Seanca plenare e kësaj të enjte pritej të ishte e një rëndësie të madhe, nisur nga fakti se sot do të votohen shkarkimet e 4 ministrave Tahiri, Beqaj, Çuçi, e Klosi, si dhe do të votohen dekretet e Presidentit për 4 ministrat e rinj. Por me sa duket nga salla e Kuvendit, nuk ka ndodhur kështu.

Seanca e sotme plenare e drejtuar nga Valentina Leskaj, ka nisur me një sallë thuajse bosh. Të pranishme janë vetëm ministret Lindita Nikolla, Mimi Kodheli dhe Eglantina Gjermeni, dhe në ndenjëse ka shumë pak deputete nga Partia Socialiste.

Bie në sy mungesa e deputetëve Ben Blushi e Mimoza Hafizi, të cilët referuar rendit të ditës kishin parashikuar të mbanin fjalë në Kuvend.

Sakaq, kreu i Kuvendit Ilir Meta pasi ka zhvilluar një takim këtë mëngjes me dy sportistët kampione Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega, i është drejtuar Universitetit Bujqësor për një aktivitet, dhe mësohet se do të shkojë në Kuvend kur të votohet për shkarkimin e ministrave.

As kryeministri Rama nuk ndodhet në seancë, dhe pritet të mbërrijë më vonë.

Ndërsa deputetët e opozitës prej 18 shkurtit, nisjes së protestës, kanë bojkotuar punimet e Kuvendit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: