Sallata verore me quinoa dhe qiqra

1 gotë quinoa e gatuar
1 gotë qiqra të gatuar
5-6 domate qershi
5-6 domate të thata
1 kastravec
1 qepë e vogël
1 gjoks pule
1 lugë e vogël mustardë
Pak lëng limoni
Piper i kuq
Piper i zi
Vaj ulliri
50 gr djathë i bardhë

Për salcën:
3 lugë lëng limoni
6 lugë vaj ulliri
Pak rigon
Kripë

Në një enë të vogël trazojmë mustardën me lëngun e limonit, pak kripë, piperin e si dhe të kuq. E vendosim në zgarë dhe e pjekim me vaj ulliri përreth 10 minuta.

Në një tas shtojmë gjithë përbërësit e sallatës përveç djathit dhe përgatisim salcën. Ia shtojmë sallatës dhe shtojmë dhe djathin. E servirim me fileton e pulës lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb