Nga: ZONJA KATERINA

½ lakër të kuqe
½ lakër të bardhë
2 karrota
2-3 rrepa
2 portokalle

Salca marinuese
Cipa dhe lëngu i 1 limoni
Cipa dhe lëngu i ½ portokalli
2 lgj uthull
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Grijmë në rende lakrën e kuqe, më pas lakrën e bardhë, gjithashtu në rende grijmë dhe karrotën. Ndërsa rrepat dhe portokallin i presim në feta rrumbullake. I vendosim të gjithë përbërësit në një pjatancë duke i sistemuar estetikisht. Më pas përgatisim salcën marinuese dhe e shtojmë mbi përbërësit e sallatës.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb