NGA ZONJA VJOLLCA*

200 gr makarona (fusili)
300 gr domate qershi
70 gr ullinj të zi
170 gr mocarela
Borzilok
Vaj ulliri
Kripë

Fillimisht vendosim makaronat në ujë të vluar me kripë të ziejnë aq minuta sa rekomandohet në etiketë. Pasi të ketë kaluar minutazhi i zierjes, i largojmë dhe i kalojmë në ujë të ftohtë për të ndërprerë zbutjen e tyre. I vendosim makaronat në një tas, hedhim 2 lugë vaj ulliri i trazojmë dhe me pas vendosim domatet qershi të prera në copa të vogla, ullinjtë në unaza, djathin mocarela dhe gjethet e borzilokut të prera me dorë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: