Nga: ZONJA VJOLLCA*
2 kunguj të njomë
300 gr lulelakër
3 karrota
1 qepë të kuqe
1 thelpi hudhër
250 gr qiqra
150 ml lëng perimesh
1 limon
2 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper

Presim kungujt në ½ për së gjati dhe më pas në feta me trashësi 1 cm. Lulelakrën e presim në lule, ndërsa karrotat në feta. Ngrohim një lugë vaj ulliri në një tenxhere dhe kaurdisim për 1 minute qepën të prerë në shirita bashkë me hudhrën e grirë imët. Më pas shtojmë karrotat dhe lulelakrën dhe pak kripë dhe i lëmë të kaurdisen së bashku me qepën për 2 minuta. Më pas shtojmë lëngun e perimeve të ngrohtë dhe e lemë të ziejë për 3 minuta, shtojmë kungujt dhe qiqrat dhe i lemë dhe 3 minuta të tjera të gatuhen. I largojmë perimet dhe i vendosim në një tas të madh. I marinojmë perimet me vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper të zi dhe i servirim të ngrohta duke i shërbyer me brusketa të lyera me djathë dhie të aromatizuar me trumëz në furrë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: