Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 kg spinaq, 2 tufëza koper, 1 tufëz majdanoz, 1 tufë qepë të njoma, ½ tufë hudhra të njoma, Vaj ulliri, Kripë, piper.

Përgatitja

Lajmë spinaqin në ujë të bollshëm dhe më pas e grijmë. Gjithashtu grijmë hollë qepët e njoma, hudhrat dhe erëzat.

Në një tigan të thellë hedhim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepët e njoma së bashku me hudhrat. Ndihmojmë zbutjen me pak kripë dhe pas 2-3 minutave shtojmë spinaqin në mënyrë graduale. Sapo spinaqi të ulë vëllimin shtojmë erëzat, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim si sallate të ngrohtë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb