Nga: ZONJA KATERINA

½ qepë të kuqe, 2 lgj fara kia, 1 domate, 1 kastravec, 1 spec i kuq, 1 spec i verdhë, 1 mango, 1 avokado, 1 degë selino, 1 tufë majdanoz
100 gr djathë të bardhë, 1 kokërr limon, 2-3 lgj vaj ulliri, Kripë, piper

Fillimisht presim të gjitha perimet (përveç avokados) në kubikë të vegjël. Djathin e bardhë e thërrmojmë ose e presim gjithashtu në kubikë të vegjël dhe e trazojmë me farat e kias.

Përgatisim dresingun me lëng limoni, vaj ulliri, kripë dhe piper. E përziejmë mirë derisa të marrë trajtën e një salce të lidhur. Vendosim të gjitha perimet në një enë dhe shtojmë salcën marinuese duke e përzier mirë që sallata të aromatizohet. Presim avokadon në kubikë të vegjël dhe e rregullojmë me kripë dhe piper. Në një pjatancë vendosim një rreth që kemi për të formuar sallatën. Bëjmë shtresën e parë me avokado, shtresën e dytë me perimet e marinuara, shtresën e tretë me djathin me farat e kias dhe në fund e rregullojmë me një domate të prerë në fetëza dhe gjethe sallate jeshile ose majdanoz të freskët.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: