Nga Znj. Katerina
Përbërësit
1 kg barbunja, 1 lgj gjalpë, 2-3 lgj vaj ulliri, ½ lëng portokalli, ½ lëng limoni, Kripë, piper.
Përgatitja
Vendosim barbunjat të ziejnë. Mirë do të ishte që ti vendosim të ziejnë në avull që të mos humbasin vlerat ushqimore. Pasi barbunjat të kenë zjerë i vendosim në një tas sallate ku i marinojmë me një salcë të përgatitur me vaj ulliri, kripë, piper, lëng limoni dhe lëng portokalli.