NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
3 vezë të ziera
500 gr brokoli
3 domate të thata
75 gr kërpudha
1 lgj stika pishe
150 ml kos
1 lk mustardë
1 thelpi hudhër
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Pergatitja
Fillimisht ziejmë vezët në ujë të vluar për 8-10 minuta, më pas i vendosim në ujë të ftohtë të ftohen dhe i qërojmë.
Lajmë dhe ndajmë brokolin në lule, domatet i thata i presim në shirita të gjatë.
Vendosim brokolin në ujë të vluar për 3-5 minuta, shtojmë pak kripë dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare dhe në 2 minutat e fundit shtojmë kërpudhat dhe domatet e thata tek brokoli.
Ndërkohë në një tigan pa vaj skuqim stikat e pishës sa të zverdhen pak dhe më pas i largojmë të ftohen. Në një tas trazojmë kosin me kripë, piper të zi, mustardë dhe pak vaj ulliri. E trazojmë mirë duke shtuar dhe një thelpi hudhër të shtypur.
Përziejmë kërpudhat me domatet e thata dhe brokolin së bashku me salcën e kosit dhe i lemë të gjithë përbërësit të marrin shijen e njëri – tjetrit për 10 minuta. Më pas e servirim duke vendosur në qendër vezët e ziera të prera në kolona.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: