Nga: ZONJA KATERINA

1 tufë sallatë jeshile
1 avokado
1 qepë të kuqe
1 kastravec
1-2 domate
1 tufë majdanoz
1 fileto pule
Bajame të pjekura
Fara susami

Salca marinuese:
4 lgj vaj ulliri
3 lgj uthull balsamike
1 lgj mustardë
1 lgj mjaltë
2 thelpinj hudhër
1 lç xhinxhër të grirë
Kripë, piper

Fillimisht presim fileton e pulës në copa të vogla dhe e skuqim mirë në një tigan që nuk ngjit. I largojmë më pas filetot e pulës nga tigani dhe kaurdisim lehtë bajamet dhe farat e susamit. Në një sallatiere vendosim sallatën jeshile, avokadon të prerë në fetëza, qepën e kuqe të prere në rrathë, kastravecin, domaten dhe majdanozin. Shtojmë mishin e pulës, bajamet e pjekura dhe farat e susamit dhe në fund e marinojmë sallatën me salcën e përgatitur me hudher të shtypur, vaj ulliri, uthull balsamike, mustardë, mjaltë, xhinxhër, kripë dhe piper.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb