NGA ZONJA VJOLLCA*
400 gr finok
1 qepë e kuqe
1 portokall
½ tufë majdanoz
2-3 lugë gjelle uthull rrushi
1 lugë çaji mustardë
1 lugë kafeje mjaltë
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Presim në shirita të hollë finokun dhe qepën. Lajmë mirë portokallin, e zhveshim atë nga lëkura dhe cipa e bardhë dhe më pas me një thikë të hollë shkëpusim filetot e portokallit nga membrana e hollë. Ruajmë lëngun që del nga portokalli e trazojmë atë me uthull, mustardë, mjaltë, vaj ulliri, kripë dhe piper. Këtë masë e shtojmë në tasin ku kemi vendosur finokun, qepën e kuqe dhe fetat e portokallit. Para se ta servirim e spërkasim sallatën me pak majdanoz.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: