Nga: ZONJA VJOLLCA*
Sallatë me karrotë, rrënje selinoje dhe majdanoz
4 karrota
1 rrënjë selinoje
1 mollë
2 lugë gjelle uthull molle
2 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji mjaltë
4 lugë gjelle vaj ulliri
½ tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi
1 portokall për dekor

Grijmë në rende rrënjën e selinos, karrotat dhe mollën. Në një tas vendosim 2 lugë gjelle uthull me lëng limoni, mjaltë, vaj, kripë dhe piper dhe e shtojmë mbi perimet e grira. E trazojmë mirë sallatën duke e pudrosur me majdanoz dhe e lemë 15 minuta të marinohet, më pas e servirim të dekoruar me feta portokalli.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: