NGA ZONJA VJOLLCA*

150 gr rukola
200 gr misër ë zier
3-4 kokrra kivi
2 thelpinj hudhër
1 spec djegës
Kripë
Piper i zi
3-4 lugë gjelle uthull të bardhë
6 lugë gjelle vaj ulliri

Fillimisht lajmë me kujdes rukolën në ujë të rrjedhshëm të ftohtë dhe e thajmë mirë. E vendosim në një pjatë të madhe dhe më pas shtojmë misrat e zier dhe kivit të prera në feta. Shtojmë hudhrat e grira hollë dhe specin djegës të prerë në formën e unazave. E rregullojmë sallatën me kripë, piper dhe e spërkasim me vaj ulliri dhe uthull të bardhë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb